Artikujt

Shtyp

Kumtesë

Posted in Вести (alb)

Kumtesë

Të nderuar, Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë, z. Fehmi Stafa, realizoi takim pune me Drejtorin e Drejtorisë së Policisë Financiare z. Arafat Muaremi. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve në kontekstin e mbrojtjes së interesave financiare të Republikës së Maqedonisë në përputhshmëri me dispozitat pozitive ligjore. Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit theksuan qëndrime identike në fushën e intensifikimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korupsionit, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit në institucionet e sistemit. Bashkëbiseduesit u dakorduan që të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi që paraqet një segment të rëndësishëm në avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit nw mes dy institucioneve. Ky është takimi i parë i Avokatit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë, z. Fehmi Stafa, me Drejtorin e Drejtorisë së Policisë Financiare. Në takim kanë marrë pjesë edhe Avokatët e shtetit për rajonin e qytetit të Shkupit, Emilija Rajdokova, Jane Jankullovski dhe Zoran Petkovski.