Organogram

 

HISTORIKU I AVOKATURËS SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

Avokatura Publike për herë të parë si institucion është themeluar më 11 maj të vitit 1952 me Ligjin për avokaturën publike (“Gazeta zyrtare e RFPJ”, nr. 24/52). Sipas dispozitave të këtij ligji Avokatura publike i përfaqëson në çështjet pronësore-juridike Republikën Federale Popullore të Jugosllavisë, republikat popullore, njësitë autonome, rrethet, qytetet dhe komunat si dhe entet e tyre të cilave u është e njohur cilësia e personit juridik. Të drejtat dhe detyrimet e Avokaturës publike i kryejnë  Avokatura Publike e RPFJ dhe avokaturat publike të republikave popullore që themelohen pranë Ministrisë së Financave të RPFJ-së dhe Ministrisë së Financave të republikave popullore.

Në krye të Avokaturës Publike të RPFJ qëndron Avokati publik federal, kurse në krye të Avokaturës Publike të Republikës Popullore qëndron Avokati publik republikan.

Me miratimin e Ligjit për Avokaturë Publike (“Gazeta Zyrtare e RPFJ”-së, nr. 51/55), pushon së ekzistuari Ligji për Avokaturë Publike, i themeluar me ligjin e publikuar në “Gazetën Zyrtare” nr. 24/52.

Sipas dispozitave të Ligji për avokaturë publike, të vitit 1955, Avokatura Publike sa u përket obligimeve dhe të drejtave pronësore e përfaqëson Republikën Popullore Federative të Jugosllavisë, republikat popullore, njësitë autonome, rrethimet dhe komunat (njësitë politike-territoriale), entet që janë në cilësinë e personit juridik e që financohen nga Buxheti, si dhe Fondet që i kanë themeluar organet shtetërore e që kanë cilësinë e personit juridik para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore si dhe kryen punë tjera të caktuara me Ligj.   

Ligji për avokaturë publike, i vitit 1955, vlen deri në miratimin e Ligjit themelor të avokaturës publike (“Gazeta Zyrtare e RPFJ-së”, nr. 15/65) dhe këto janë dispozita federale që e rregullojnë materien e Avokaturës Publike.

Për herë të parë çështja e Avokaturës publike si dispozitë republikane është rregulluar me Ligjin për avokaturë publike (“Gazeta Zyrtare e RSM-së”, nr. 19/66) -  që ky ligj ka pushuar me miratimin e Ligjit për avokaturë publike (“Gazeta Zyrtare”, nr. 9/77). Sipas dispozitave të këtij ligji, Avokatura Publike është organ i Republikës, komunave dhe i Qytetit të Shkupit, i cili ndërmerr masa dhe mjete juridike të caktuara me Ligj për mbrojtjen juridike të interesave dhe të drejtave pronësore dhe kryen edhe të drejta dhe obligime tjera të përcaktuara me Ligj.

Avokatura Publike funksionin e vet e kryen në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe dispozitave dhe akteve të përgjithshme të bashkësive shoqëroro-politike dhe organeve të tyre të miratuara në pajtim me Ligjin, kurse në pajtim me politikën e përcaktuar me aktet e përgjithshme të Kuvendit të bashkësisë përkatëse shoqëroro-politike. Funksioni i Avokaturës Publike në kuadër të drejtave dhe detyrimeve të Republikës Socialiste të Maqedonisë e kryen Avokatura Publike e Maqedonisë, kurse në kuadër të të drejtave dhe obligimeve të komunave këtë e kryen Avokatura Publike Komunale. Kuvendi mund me marrëveshje të themelojë avokaturë të përbashkët publike komunale të dy apo më shumë komunave.

Funksionin e Avokaturës Publike në kuadër të të drejtave dhe obligimeve të Qytetit të Shkupit e kryen Avokatura Publike e Qytetit të Shkupit. Avokatura Publike e përfaqëson bashkësinë shoqëroro-politike si dhe organet e saj, si dhe bashkësitë lokale para gjykatave dhe organeve tjera lidhur me interesat dhe të drejtat e tyre pronësore dhe u ofron ndihmë tjetër juridike. Me miratimin e Ligjit për avokaturë publike (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 47/97) pushon Ligji për avokaturë publike (“Gazeta Zyrtare e RSM-së” nr. 9/77) dhe avokaturat publike komunale dhe avokatura publike e Qytetit të Shkupit e ndërpresin punën e tyre në ditën e zbatimit të këtij ligji, më 01.01.1998, kurse Avokatura Publike e Republikës së Maqedonisë vazhdon me punë si organ i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Me këtë ligj Avokatura publike themelohet si organ i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që me Ligj ndërmerr masa të caktuara dhe mjete juridike për mbrojtjen juridike të të drejtave pronësore dhe interesave të Republikës së Maqedonisë dhe kryen të drejta të tjera në pajtim me Ligjin.

Me vendim të Qeverisë, të publikuar në “Gazetën Zyrtare të RM-së” nr. 57/97 përcaktohet numri i rajoneve për kryerjen e funksionit të avokaturës publike, edhe atë në: Shkup, Manastir, Veles, Gjevgjeli, Gostivar, Koçani, Kërçovë, Kumanovë, Kavadarci, Ohër, Prilep, Strumicë, Strugë, Tetovë dhe Shtip. Me miratimin e Ligjit për avokaturë shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM-së”, nr. 87/07) në ditën e fillimit të zbatimit të këtij Ligji, nuk vlen më Ligji për avokaturë publike (“Gazeta Zyrtare e RM-së”, nr. 41/97) dhe Avokatura Publike e Republikës së Maqedonisë vazhdon me punë si Avokaturë e Shtetit.

Sipas dispozitave të Ligjit për avokaturë shtetërore të Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejme: Avokatura e shtetit) është organ shtetëror që ndërmerr masa dhe mjete juridike për mbrojtjen juridike të të drejtave pronësore dhe interesave të Republikës së Maqedonisë dhe kryen punë tjera të caktuara me këtë ligj dhe me ligj tjetër. Avokatura e Shtetit i realizon kompetencat e saj në bazë të Kushtetutës, Ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara.

Funksionin e Avokaturës së Shtetit e kryen Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Avokati i Shtetit) dhe avokatët e shtetit në Avokaturën e Shtetit (në tekstin e mëtejmë: avokatët e shtetit).

Avokatin e Shtetit me propozim të Ministrisë së Drejtësisë e emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë me mandat 6 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Avokatët e shtetit i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me pëlqim paraprak të Avokatit të Shtetit, pa e kufizuar të mandatin të tyre.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozim të Avokatit të Shtetit, me Vendim e përcakton numrin e avokatëve të shtetit dhe sjellë vendim me anë të të cilit përcaktohet selia e avokatëve të shtetit dhe rajoni i gjykatave ku kryhet funksioni i avokatit të shtetit.

 

Avokate e Shtetit e Republikës së Maqedonisë

Shtyp

Avokatët e Shtetit të deritanishëm të Republikës së Maqedonisë

Posted in HISTORIА

Deri më vitin 2013 Avokatë të Republikës së Maqedonisë kanë qenë:

 

1952 -  Avokat publik i Republikës së Maqedonisë

-

19 - 1963         Avokat publik i Republikës së Maqedonisë

JOVAN DUKOVSKI

1963 - 1975     Avokat publik i Republikës së Maqedonisë

TRAJKO NIKOV

1975 - 1984     Avokat publik i Republikës së Maqedonisë

ALEKSANDAR KËRSTEVSKI – JULSKI

1984 - 1987     Avokat publik i Republikës së Maqedonisë

JORDAN JORDANOVSKI

1987 - 1998     Avokat publik i Republikës së Maqedonisë

JORGO HAXHI SHTERJO

1998 - 1999     Avokat publik i Republikës së Maqedonisë

PAVLE MARKOV

1999 - 2003     Avokat publik i Republikës së Maqedonisë

PETAR STOILLOV

2003 - 2006     Avokate publike e Republikës së Maqedonisë

ZOJA LEGA STANOEVSKA

2006 - 2013     Avokate e Shtetit e Republikës së Maqedonisë

OLIVERA KITANOVA – MICEVSKA

2013 - 2018     Avokat publik i Republikës së Maqedonisë

NASER HAJDARI