Shtyp

Komunikatë

Oda e Përmbaruesve e Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 30 maj të vitit 2013 deri më 2 qershor 2013 ka mbajtur seminar në Durrës të Republikës së Shqipërisë. Me ftesë të Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë nga Avokatura e Shtetit e Republikës së Maqedonisë morën pjesë avokatja e shtetit për rajonin e Strugës Nadezhda Gjoreska dhe këshilltarja shtetërore, Andrijana Slivoska.

Me këtë rast dëshirojmë të shprehim falënderim të veçantë ndaj Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë për seminarin e realizuar me sukses, ndaj shpresojmë se bashkëpunimi i këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

AVOKATURA E SHTETIT
E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Shtyp

Vizitë në Slloveni

Me ftesë të Avokaturës së Shtetit të Republikës së Sllovenisë, me rastin e shënimit të Ditës së Avokaturës së Shtetit të Sllovenisë, avokatët e shtetit Lidija Shterjova, Sasha Stançevski dhe Zoran Petkovski nga Avokatura e Shtetit e Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 29.05.2013 deri më 31.05.2013 kanë realizuar takim pune me Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit të Republikës së Sllovenisë d-r. Boshtjan Tratar, zëvendësin e avokatit të përgjithshëm të shtetit dhe me udhëheqësit e reparteve të Avokaturës së Shtetit të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë takim pune janë shkëmbyer përvoja në pjesën e kompetencave të punës së avokaturave të shtetit të të dyja shteteve.

Shtyp

Komunikatë

Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë, në zyrat e Avokaturës së Shtetit të Republikës së Maqedonisë më datën 27.02.2013 ka realizuar takim pune me përfaqësues të Agjencisë së Privatizimit të Republikës së Kosovës, ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës, z-ri Stojan Karajanov, përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Ekonomisë, Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri, SHA për menaxhim me hapësirat banesore dhe Byronë e Ekspertëve Mjeko-Ligjorë.

Qëllimi i këtij takimi të punës ishte shqyrtimi i mundësive për shkëmbimin e pronës së paluajtshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, në pjesën e ndërmarrjeve që kanë falimentuar apo janë transformuar ose të përcaktohet vëllimi i pronës së paluajtshme që nuk ka hyrë në procesin e transformimit - pronë kjo që eventualisht mund t’i kthehet Republikës së Maqedonisë e që gjendet në territorin e Republikës së Kosovës ose pagesa e së njëjtës ne formë të kompensimit.

Në këtë takim pune u miratua Vendimi për lidhjen e Protokollit për Bashkëpunim, që do të nënshkruhet gjatë muajit mars të vitit 2013.

 Avokatura e Shtetit e Republikës së Maqedonisë

Shtyp

Komunikatë

 Avokatura e Shtetit e Republikës së Maqedonisë ka zhvilluar këshillimore  profesionale, në Ohër, në periudhën kohore 30.11.2012 dhe 01.12.2012.

Në këtë këshillimore kanë marrë pjesë Avokatja e Shtetit e Republikës së Maqedonisë Olivera Kitanova – Micevska dhe avokatët e shtetit për rajonet përkatëse. Në këtë këshillimore kanë marrë pjesë edhe mysafirë nga Ministria e Financave – Drejtoria për çështje pronësore-juridike, në krye me drejtorin e saj, z-ri Zoran Kërstanovski. 

Në këtë ngjarje tema themelore ishte Ligji për ekspropriacion (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 95/12) dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekspropriacion (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 131/12).

 Avokatura e Shtetit e 
Republikës së Maqedonisë

Shtyp

Komunikatë

Në Zyrat e Avokaturës së Shtetit të Republikës së Maqedonisë, më dt. 18.10.2012 u nënshkrua Protokolli për shkëmbim elektronik të letrave ndërmjet Drejtorisë së Doganave, përmes drejtorit z-ri Vanço Kargov dhe Avokaturës së Shtetit të Republikës së Maqedonisë – z-nja Olivera Kitanova – Micevska.

Me këtë Protokoll përcaktohet rregullat për veprim të Drejtorisë së doganave dhe Avokaturës së Shtetit të Republikës së Maqedonisë gjatë shfrytëzimit të portalit elektronik për shkëmbimin e letrave.